
Biblioteka e Durrësit është mbyllur përkohësisht pasi 4 punonjëse janë infektuar me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik po teston 6 punonjësit e tjerë, të cilët aktualisht janë karantinuar në shtëpitë e tyre.
Nuk dihet ende nëse biblioteka ka qenë e hapur gjatë kësaj kohe për qytetarët, dhe punonjësit e bibliotekës kanë pasur kontakte të afërta me qytetarët që kanë përdorur shërbimet e bibliotekës.