
Një fasoneri në Vlorë u mbyll të hënën pasi 5 prej punonjësve të saj kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 ditët e fundit.
Vendimi u mor nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Fasoneria tashmë konsiderohet si një vatër problematike në Vlorë.
Vlora ka qenë një nga qytetet më pak të prekura nga Covid-19, me vetëm 5 të infektuar që prej fillimit të pandemisë në vend. Por që prej 12 qershorit numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm dhe sot në qytet ka 54 të infektuar aktivë.