
Pavioni i kirurgjisë në spitalin ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër është mbyllur përkohësisht, pasi dyshimeve se disa infermierë mund të jenë infektuar me Covid-19.
Instituti i Shëndetit Publik i ka bërë testimet 20 infermierëve, mjekëve dhe punonjësve të tjerë të spitalit. Rezultatet pritet të dalin në orët në vijim.
Deri në një njoftim të dytë, ky repart do të qëndrojë i mbyllur për të mos vënë në rrezik jetën e pacientëve.