
Ambasada Gjermane ka ndaluar dhënien e vizave duke nisur nga 20 korriku.
Ajo lajmëroi të hënë se ka mbyllur zyrën e vizave dhe pasaporta për shkak të situatës së koronavirusit.
“Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi”, njoftoi Ambasada Gjermane, në faqen zyrtare në Facebbok.
Çdo njoftimi i ri do të bëhet “përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj”.
Për rastet urgjente mund të telefononi në numrin 068 202 9109.
Përmes këtij numri nuk mund te merrni informacion “rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë”