Katër edukatore të kopshtit ‘Persefoni Treni’ në Pogradec janë infektuar me Covid-19, duke bërë të detyrueshme mbylljen e kopshtit deri në një moment të dytë.
Pak ditë më parë, dy sanitare të këtij kopshti u infektuan, ndërsa në 24 orët e fundit u zbuluan dhe edukatoret.
Instituti i Shëndetit Publik ka testuar dhe 10 edukatoret e tjera, të cilat për momentin janë vetëkarantinuar.