Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) vendosi sot mbylljen e të gjitha gjykatave të vendit, për dy javë. Ky vendim u morr për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Përjashtim nga ky vendim bëjnë vetëm çështjet emergjente të vlerësuara rast pas rasti nga vetë gjykatësi. Në çdo rast, seancat duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura, pa praninë e publikut.
Brenda dy ditëve në vend janë diagnostikuar 10 raste me koronavirus.