Mbyten dy persona në plazhin e Spillesë dhe një në Velipojë

Nga Exit News
Mbyten dy persona në plazhin e Spillesë dhe një në Velipojë

Dy persona janë mbytur të dielën në plazhin e Spillesë dhe një tjetër në Velipojë.

Ngjarjet kanë ndodhur rreth mesditës.

Në Spille, sipas policisë dy burra rreth të 70-tave janë mbytur si pasojë e dallgëve. Viktimat dyshohet se janë turistë nga Maqedonia e Veriut.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të “Vrojtuesit të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, Gent Lasku, tha për News 24 se në zonën e ku u mbytën dy qytetarët nuk kishte vëzhgues plazhi ndërkohë që dyshohet të jetë zhdukur një grua e cila sipas tij ka hyrë të lahet me dy të moshuarit.

Ndërsa në Velipojë është mbytur një 59 vjeçar nga Kosova.

Të enjten në plazhin e Spillesë rrezikuan të mbyteshin dy qytetarë të cilët u shpëtuan nga një vrojtues plazhi.

Po të enjten u gjet i mbytur trupi i një 22-vjeçari në plazhin e Gjirit të Lalzit i cili kishte hyrë në det për t’u larë dy ditë më parë por nuk kishte dalë dot më si pasojë e dallgëve.

Në korrik dy të moshuar humbën jetën pasi u mbytën në plazhin e Shëngjinit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>