Mbytja e 17 vjeçares, ekspertiza: Shenjat në trup jo nga dhuna

Nga Exit News
Mbytja e 17 vjeçares, ekspertiza: Shenjat në trup jo nga dhuna

17 vjeçarja me iniciale E.D nuk është dhunuar. Ky ishte përfundimi në të cilin kanë arritur ekspertët e mjekësisë ligjore.

Trupi i vajzës u gjet paraditen e së enjtes nga peshkatarët, të cilët pohuan se trupi i saj kishte shenja.

Në 19 gusht, vajza sëbashku me një 25 vjeçar morën me qira një motor uji dhe bënë xhiro bashkë. Pas 2 orësh, i riu në breg të detit vetëm. Ai i ka thënë pronarëve të motorit të ujit se vajzën e kishte nxjerrë në breg më përpara, ku e kishte marrë xhaxhai i saj.

Por pak orë më vonë, trupi i pajetë i 17-vjeçares ka dalë në breg.

Pas denoncimit, policia ka arrestuar 25 vjeçarin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>