Më datën 1 qershor do të hapen të gjitha çerdhet dhe kopshtet publike dhe private. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë prezantimit të planit të hapjes së vendit.
Ajo tha se para se të hapen këto institucione do të kryhet “një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshem të kushteve higjeno-sanitare”.
“Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë insitucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, shtoi Zonja Manastirliu.