Në datë 15 Mars në Shqipëri do të vijnë edhe 8 000 doza vaksinash nga Pfizer.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në qendrën e vaksinimit në Lezhë.
Në këtë qytet ka filluar vaksinimi i grupmoshës mbi 80 vjeç.
Manastirliu deklaroi se në mes të marsit pritet edhe dërgesa e parë me vaksinat AstraZeneca nga mekanizmi COVAX, ndërkohë që janë mbyllur rreth 15 mijë vaksinime.
“Kemi arritur 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë personel shëndetësor. Bëjmë çdo ditë të paktën 1000 vaksinime dhe besoj se do të bëjmë akoma më shumë me ardhjen e vaksinave nga Pfizer. Me datë 15 Mars vijnë rreth 800o vaksina nga Pfizer”, tha Manastirliu.
Dozat e reja do të përdoren për vaksimin e mësuesve dhe stafeve mësimore.