Më 27 prill hapen të gjitha dyqanet e shitjes me pakicë

Nga Exit News
Më 27 prill hapen të gjitha dyqanet e shitjes me pakicë

Nga 27 prilli do të hapet të gjitha dyqanet dhe taksitë. Gjatë një komunikimi në Facebook, kryeministri Rama njoftoi se lista e plotë e këtyre biznesve do të publikohet së shpejti në portalin e-Albania.

Ai përmendi disa prej llojeve të bizneseve që parashikohet të hapen janë:

 – shërbimi taksi (me vetëm një pasagjer brenda),

 – dyqanet e tregtisë me pakicë të veshjve, këpucëve, bizhuterive, luleve, mobiljeve, pajisjeve elektroshtëpiake, elektronike, etj.

Sipas kryeministrit, hapja e pjesës së dytë të biznesve më 27 prill do t’i japë mundësinë rreth 28 mijë punonjësve të regjistruar të rikthehen në punë.

Prej të hënës, 20 prill, një pjesë e biznesve të mbyllura për shkak të pandemisë së Covid-19, mund të hapen dhe të vijojnë punën. Ata duhet të pajisen me leje në portalin e-albania (ndiqni hapat e shpjeguar këtu) dhe të respektojnë masat sanitare dhe distancat fizike.

Ndërsa një listë të biznesve ku ka rrezik të lartë të infektimit dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur mund ta lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>