Më në fund, gjendet ilaçi që lufton Covid-19

Nga Exit News
Më në fund, gjendet ilaçi që lufton Covid-19

Dexamethason është ilaçi i parë që shpëton pacientët e sëmurë me koronavirus, raporton BBC. Eksperti britanik thotë për median britanike se ilaçi është një zbulim i jashtëzakonshëm në luftën kundër koronavirusit.

Dexamethasoni ul vdekshmërinë me një të tretët e pacientëve të intubuar. Për ato në oksigjen, ai ul vdekjet me 50 për qind. Ilaçi është pjesë e testimit më të madh në botë për ilaçet që kurojnë koronavirusin.

Kërkuesit shprehen se nëse ky ilaç do të ishte përdorur në Britaninë e Madhe në fillim të pandemisë, do të kishte shpëtuar 5 mijë jetë. Ai përdoret për të ulur inflamacionin në një sërë sëmundjesh, dhe duket se ndihmon në ndalimin e dëmtimit të sistemit imunitar gjatë përpjekjeve për të shëruar koronavirusin.

Testimi po drejtohet nga një ekpi i Universitetit të Oxfordit, në rreth 2000 pacientë me Covid-19, ne frymëmarrje artificiale.Por, dexamethasone nuk ndihmon persona me simptoma të lehta, të cilët nuk kanë nevojë të marrin frymë me aparat.

Ilaçi kushton pak, gjendet kudo, dhe ai mund të blihet edhe nga vendet e varfra të cilat kanë një numër të lartë infeksionesh

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>