Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit përdoren për qëllime të ndryshme në vende të ndryshme. Kështu në SHBA dhe perëndim i përdorin raportet për t’i sjellë vlerë qeverisjes dhe eficencës, tregoi ekonomisti Azmi Stringa, në një analizë mbi raportin e KLSH-së, për vitin 2020, në emisionin “Me pak Fjalë”, në Euronews, të mërkurën,
Ndërsa, në vendet lindore “që kanë ende kulturën komuniste përdoret si mashë për t’i mbajtur të tjerët në kontroll”, shtoi ai.
“Ne aktualisht në mendimin tim jemi në mes të kësaj gjëje. Ajo që është themelore është pa një parlament që të kryejë rolin e sovranit ku raportojnë të gjithë, KLSH nuk mund të bëjë asnjë lloj gjëje më shumë ose të funksionojë ndryshe nga ç’funksionon sot”, sqaroi Stringa.
Ai vuri në dukje gjithashtu edhe pamundësinë e KLSH-së për të kryer auditime sa më të plota.