Më shumë se 54 600 qytetarë kanë aplikuar në portalin e-Albania për të dalë ditën e hënë, 30 mars.
Nga 30 marsi, marrja e një leje online ose përmes mesazheve SMS është e vetmja mënyrë për qytetarët për të dalë për të bërë pazar ose blerë ilaçe. Për çdo familje lejohet të dalë jashtë vetëm një familjar.
Sipas të dhënave të e-Albanias, më shumë se gjysma e qytetarwve, 26626, kanë aplikuar për të dalë në fashën orare 09:00-11:00.
Ndërsa rreth 60 për qind e atyre që kanë aplikuar janë të moshës 20-40 vjeç.
Kujtojmë se pensionistët nuk do të lejohet të dalin dhe ata nuk mund të aplikojnë për të marrë leje. Qeveria dhe bashkitë lokale kanë premtuar se të moshuarve do t’i ofrohet ndihmë për të bërë pazaret dhe për ilaçet, si dhe kanë udhëzuar familjarët e tyre që t’i gjenden pranë në këto javë, për të shmangur daljen e tyre jashtë.
“Leja për dalje” është vetëm për 1 orë në ditë dhe miratohet vetëm për 1 pjesëtar të familjes. Në rast se aplikoni përmes portalit e-Albania, leje miratohet për ditës pasardhëse.
Ndërkohë personat që kanë leje të veçantë për të shkuar në punë do të vijojnë të lëvizin normalisht.