Autoritetet e Gardës Bregdetare Greke kanë dyshime të forta se dërgesa prej 1,6 ton kanabis e kapur pak ditë më parë në Greqi, ka lidhje me organizatën kriminale të vëllezërve Habilaj.
Media greke Kathimerini shkruan se sipas burimeve nga hetuesia greke, të arrestuarit gjatë këtij operacioni kishin planifikuar për të dërguar kanabisin në Turqi, ku do të merrnin në këmbim heroinë. Të arrestuarit kishin planifikuar ta bënin këtë shkëmbim më herët, por bërja publike e çështjes Habilaj-Tahiri në Shqipëri e kishte vështirësuar situatën.
Pjestarë të tjerë të së njëjtës bandë kishin tentuar dhe më parë, në prill dhe shtator, të transportonte sasi të mëdha droge: 1,5 ton kanabis që u kap teksa po transportohej për në Itali, ku u arrestuan dhe 5 shqiptarë dhe 2 grekë; si dhe 2,3 ton kanabis që u sekuestruan gjatë një operacioni, ku u arrestuan një shqiptar dhe një italian.