Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar të mbrojë veten duke qendruar në arrest shtëpie në Slloveni.
Ky informacion u konfirmua ditët e fundit nga disa burime të Sllovenisë dhe jashtë saj, për median sllovene necenzurirano.si, më 9 korrik.
Selia e gjykatës speciale të krimeve të luftës në Kosovë në Hagë, ku Thaçi aktualisht është në paraburgim, nuk pranoi të komentojë.
Sidoqoftë, të dhënat publike nga dosja gjyqësore tregojnë se Thaçi I kërkoi gjykatës lirim me kusht në dhjetor të vitit të kaluar. Ai ra dakord për mundësinë e qendrimit gjatë gjykimit në një “vend të tretë që nuk kufizohet me Kosovën”.
Media sllovene sqaron se:
Megjithëse në dokumentet gjyqësore nuk thuhet se cili shtet është, sipas informacionit tonë, zgjedhja e parë e Thaçit është Sllovenia.
Ish presidenti i Kosovës gjithashtu supozohet ta kontrollojë këtë mundësi përmes kanaleve të ndryshme me qeverinë sllovene, e cila duhet t’i garantojë gjykatës speciale që Thaçi nuk do të largohet nga territori i vendit tonë gjatë gjykimit.
Haga nuk iu përgjigjë pyetjes nëse Sllovenia ka ofruar tashmë një garanci të tillë. Pyetjet tona në lidhje me Thaçin nuk morrën përgjigjën nga Ministria e Punëve të Jashtme, e kryesuar nga An Loge Logar.