Mediat britanike raportojnë se Britania mund të mbyllet sërish javën e ardhshme

Nga Exit News
Mediat britanike raportojnë se Britania mund të mbyllet sërish javën e ardhshme

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson po konsideron mbylljen e dytë të vendit, deri në 1 dhjetor, raportuan disa media britanike të shtunën.

Urdhri i ri për “qëndrimin në shtëpi” mund të shpallet që të hënën, njoftoi BBC.

Sipas The Times, bllokimi do të hyjë në fuqi të mërkurën dhe do të zgjasë deri më 1 dhjetor. Gjithçka përveç dyqaneve thelbësore dhe shkollave e universiteteve, do të mbyllet.

Anglia aktualisht po përdor një sistem kufizimi me tri nivele. Ky sistem u prezantua në mes të tetorit. Sipas tij zona të ndryshme zbatojnë një sërë masash të ndryshme sipas situatës lokale të koronavirusit. Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kanë politikat e tyre të kufizimit.

Si BBC ashtu edhe Times raportuan se ky vendim nuk ishte përfundimtar. Times, duke cituar një burim të lartë të qeverisë, tha se qeveria po shqyrtonte një “niveli të katërt” më të ashpër masash.

Të premten, Britania e Madhe raportoi më shumë se 24,000 raste të reja me koronavirus.

Disa vende evropiane, përfshirë Belgjikën dhe Francën kanë njoftuar tashmë bllokime të reja këtë javë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>