Mediat kineze dalin në mbrojtje të festës gjigande në Wuhan

Nga Exit News
Mediat kineze dalin në mbrojtje të festës gjigande në Wuhan

Mediat shtetërore në Kinë kanë dalë në mbrojtje të banorëve të Wuhanit pas publikimit të fotografive dhe pamjeve të një feste të përmasave shumë të mëdha në një pishinë.

Mijëra qytetarë festuan në një festival të organizuar në një park ujor në Wuhan, gjë që nxiti reagime negative ndaj rikthimit në një jetë normale të qytetit nga u përhap pandemia Covid–19.

Në Australi, faqja e parë e një gazete shkruante një histori mbi “festën gjigande të Kinës” dhe “jeta e lehtë e plazhit në Wuhan ndërsa bota paguan çmimin e virusit”.

Ditën e mërkurë, Global Times, media e mbështetur nga shteti kinez, zhvlerësoi sulmet ndaj festës në pishinë në një artikull ku thuhej se vendasit besojnë se festa duhet të shërbejë për kujtesë se masat kufizuese strikte, në fund shpërblejnë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>