Mediat ndërkombëtare raportojnë prishjen e Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Mediat ndërkombëtare raportojnë prishjen e Teatrit Kombëtar

Shembja e Teatrit Kombëtar, në orët e para të mëngjesit, pa një paralajmërim, krijoi reagim në shumë mediat vendase por edhe ato ndërkombëtare.

Gazetat amerikane si Washington Post dhe New York Times publikuan artikullin e Associated Press, nga Llazar Seminit, i cili raporton:

“Policia shqiptare u përlesh të dielën me mbështetësit e opozitës që po protestonin për prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar në kryeqytet. Policia largoi më dhunë  një grup artistësh dhe disa drejtues të opozitës larg godinës në Tiranë, herët në mëngjes,  para se fadromat të fillonin ta rrëzonin.

Vendi është në izolim për shkak të shpërthimit të koronavirusit dhe nuk lejohen grumbullimet masive.

Në vend të tij do të ndërtohet një teatër i ri 30 milion euro (32.4 milion dollarë)-  me një dizajn modern nga arkitektë danez nga Bjarke Ingels Group.”

Gjithashtu disa gazeta prestigjoze europiane kanë raportuar mbi prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Gazeta francize Le Monde, e konsideron prishjen e Teatrit Kombëtar “Akt Barbar”. Në artikullin e publikuar, ditën e hënë, ajo shkruan:

“Kryeministri shqiptar Edi Rama dërgoi policë dhe ndihmës të tjerë shtetërorë, për të shkatërruar një nga institucionet kryesore të vendit dhe nga ndërtesat e pakta të vjetra në kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranë”

Ndërkohë, një tjetër gazete franceze, Le Lille shkruan :

“Të dielën, autoritetet zgjodhën të shkatërrojnë Teatrin e vjetër në Tiranë, në mes të natës dhe në mes të një pandemie. E pafalshme për mijëra shqiptarë, të cilët protestuan përsëri të mërkurën, kundër rritjes së pandalshme të diktaturës në Shqipëri.”

Gazeta gjermane Der Standart e krahason prishjen e Teatrit Kombëtar me veprimin e autoriteteve serbe, te cilat prishën një ndërtesë historike në Beagrad.

“Në fakt, aksioni në rastin e Teatrit Kombëtar në Tiranë sjellë në kujtëse veprimin e ndërmarrë nga autoritetet serbe, të cilët në prill 2016, gjithashtu gjatë natës, shkatërruan disa ndërtesa në rrethin e vjetër Savamala në Beograd.” Njeriu i pushtetshëm” i Serbisë, Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe “Njeriu i pushtetshëm” i Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama, njihen gjithashtu për sjelljen e tyre autokratike në rajon.

Dhe sigurisht që Rama e dinte që gjatë pandemisë, ku zbatohen kufizime të rrepta të daljes, nuk ka ndonjë rezistencë nga popullata – dhe për këtë arsye e kishte më të lehtë më e lehtë të realizonte vullnetin e tij”.

ZDF raporton se pavarësisht dy viteve protesta nga aktorë dhe anëtarë të shoqërisë civile, “Teatri Historik Kombëtar në Tiranë u rrënua gjatë natës dhe mjegull – dhe kështu një pjesë e identitetit të tij kulturor”

“Vetëm rrënoja dhe pluhur dhe mjaft zemërim kanë mbetur nga lufta për teatrin kombëtar të Shqipërisë” shkruan SüdDeutche.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>