Mediu: Opozita braktis zgjedhjet, nëse nuk lejohen koalicionet parazgjedhore

Nga Exit News
Mediu: Opozita braktis zgjedhjet, nëse nuk lejohen koalicionet parazgjedhore

Opozita jashtëparlamentit nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje, nëse kryeministri Edi Rama bën marrëveshje me opozitën parlamentare për mospranimin e koalicioneve zgjedhore.

Kështu është shprehur kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një intervistë për News24.

Mediu tha se propozimi i opozitës në parlament për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore në zgjedhjet e ardhshme është  absurd dhe nuk duhet pranuar, pasi i shërben vetëm Ramës:

“Nëse Rama miraton ndryshimet kushtetuese me opozitën parlamentare për koalicionet parazgjedhore është mirë që opozita të shkojë në shtëpi, se nuk ka më opozitë. 

Ndeshja me të keqen kërkon organizim maksimal. Nëse ne pranojmë makinacione, që kanë të bëjnë me pazare numrash, jemi përballë një situate ku rrëshqasim në diktaturë. Ky është manipulim i hapur flagrant, që Rama mund t’i bëjë procesin zgjedhor.”

Mediu theksoi se opozita duhet të ngrejë sa më parë zërin kundër këtij propozimi.

Në 12 qershor, opozita parlamentare dorëzoi në Kuvend kërkesën për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, ku përfshihet dhe moslejimi i koalicioneve parazgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>