
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pas nënshkrimit të marrëveshjes me PD, është shprehur se partitë e koalicionit duhet të jenë efektive, jo të mjaftohen vetëm me emrin në listë.
“Jo vetëm të kenë emrin në listë, por të kenë njerëz në qëndrat e votimit, që t’i ofrohen si mbështetje kandidatëve, për të garantuar fitoren”, tha ai në një intervistë për BalkanWeb.
Ai vlerësoi qëndrueshmërinë e kreut të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, që pavarësisht debateve të së mërkurës, ruajti një raport korrekt me opozitën.
Mediu gjeti rastin edhe të ironizojë kryeministrin Rama, duke thënë se koalicionet e tij janë individuale dhe pazaret kanë “rritur” inteligjencën e personave të zgjedhur.