Meksika ka ndaluar prodhimin e birrës Corona për shkak të emergjencës shëndetësore të koronavirusit.
Kompania prodhuese lajmëroi se në zbatim të masave të qeverisë meksikane do të ndalohet prodhimi deri më 30 prill.
Që pas shpërthimit të koronavirusit, birra Corona ka qënë objekti kryesor i memeve dhe i barcaletave, madje një lajm që qarkulloi në SHBA thoshte se shitja e birrës ka rënë me 40 për qind pas pandemisë. Por këto thashetheme u përgënjështruan nga kompania prodhuese.
Edhe kompania tjetër meksikane e prodhimit të birrës Heineken do të mbyllë aktivitetin ditën e premte.
Meksika ka mbyllur të gjitha bizneset jo të domosdoshme, dhe ka lejuar vetëm agrobizneset. Meksika ka 1 500 raste infektimi dhe 50 vdekje.