
Meksika renditet e katërta në botë sa i takon numrin të lartë të viktimave me Covid-19.
Numri i viktimave të regjistruara në Meksikë që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar kuotën e 120 mijë personave.
Universiteti Amerikan i Johns Hopkins raporton se numri i infektimeve në vend që nga fillimi i pandemisë është mbi 1.35 milion.
Me rreth 129 milionë banorë, Meksika është e trembëdhjeta në botë për numrin e të infektuarve.
SHBA vijon të renditet e para, duke e pasuar nga India, Brazili dhe Rusia.