Më pak se dy javë më parë, bota dhe e përditshmja jonë dukej shumë ndryshe nga e sotmja. Ndryshimi ka qenë kaq i shpejtë dhe i frikshëm, sikur jeta normale jona për momentin të jetë jashtë opsioneve të mundshme. Ndërkohë të gjithë kemi një ndjesi të vazhdueshme pikëllimi.
Ne nuk jemi të prerë për të toleruar pasigurinë – dhe këto, janë kohërat më të pasigurta. Por ndërsa ankthi i shtuar është i natyrshëm, ne të gjithë mund të përdorim strategji për ta kontrolluar atë.
Sipas një artikulli të The Guardian, truri i njeriut nuk e toleron pasigurinë, ai është ndërtuar që të perceptojë dhe të jetë vigjilent ndaj çdo kërcënimi. Pra, nëse po ndjeni panik pandemik, është e natyrshme. Truri jonë kështu është ndërtuar.
Për shumicën prej nesh, jeta nuk është ndjerë kurrë më e pasigurt se tani, dhe pasiguria është, sipas një studimi të vitit 2016 nga neuroshkencëtarët në University College të Londrës, një gjendje e cila shkakton më shumë stres edhe se sa siguria që do të ndodhë diçka e keqe.
Kjo mund të shpjegojë se dhe pse jeni i ri dhe i shëndetshëm, prisni të infektoheni nga virusi vetëm që mos të mundoheni vazhdimisht nga dilema e vazhdueshme mendore e “po unë?”. Moshat më të rrezikuara nuk e kanë një privilegj të tillë!
Sipas Robert Leahy, drejtori i Institutit Amerikan për Terapinë Konjiktive dhe studiues i fushës– “të gjithë jemi të mbyllur në një traumë ndërkombëtare njerëzore, ku të gjithë kanë një sens që jeta e tyre, apo jeta e njerëzve që i duan, është nën kërcënim “.
Ai sqaron se kur jemi në gjendje ankthi, priremi të barazojmë pasigurinë me rezultatin më të keq. Për shembull, pas 11 shtatorit, shumë njerëz thonin se është e pashmangshme që do të ketë një sulm tjetër të madh në New York City, ose një sulm bërthamor nga al-Kaida. Kjo nuk ndodhi kurrë. Kur jemi në ankth, ne priremi ta trajtojmë pasigurinë me një rezultat të keq. Por pasiguria në fakt është neutrale – ne nuk e dimë çfarë do të ndodhë.
Duke parë se çfarë po ndodh në vendet të tjera, normalisht kemi ndjesi tmerri, por mund të themi gjithashtu që fakti se masa të tilla si testimi, distancimi shoqëror, karantinimi dhe kufizimet e udhëtimit duket se kanë një efekt pozitiv në kontrollimin e përhapjes së virusit, dhe se janë duke u zhvilluar edhe kura të mundshme për të. Asnjë nga këto nuk ndikon gjithsesi në seriozitetin e pandemisë, dhe tek jetët e shumta që tashmë janë humbur dhe do të humbasin. Por çështja është se për momentin, askush me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë.
Shumica prej nesh dëshirojnë stabilitet. “Ne duam parashikueshmëri,” thotë Daniel Freeman, profesor i psikologjisë klinike në Universitetin e Oksfordit. “Ne duam të sigurohemi që mënyra se si bota jonë duket kur ngrihemi në mëngjes është e njëjtë me atë kur të shkojmë në shtrat. Nëse ndodh ndryshimi, ne preferojmë që ajo të jetë nën kushtet tona. ” Por ndonjëherë jeta ka plane të tjera.
“Ne duhet të pajtohemi me një pasiguri të tillë,” thotë ai. Fundja, ne jetojmë me shumë pasiguri dhe mungesë kontrolli, edhe pse në shkallë shumë më të vogël, siç është të ngasësh makinën apo të qenit pasagjer në një të tillë.
“Ne duhet të pranojmë se asnjë veprim nuk është 100% pa rreziqe dhe se ne nuk mund të kontrollojmë plotësisht ngjarjet, pavarësisht sa mundohemi për këtë. Pavarësisht se sa shqetësohemi, nuk mund të dimë se çfarë do të na ndodhë. Dhe ne nuk mund ti parandalojmë problemet të na ndodhin duke u shqetësuar për to. Në fund të ditës, është mirë të përqendrohemi në atë që ka kuptim në jetën tonë.”
Ndjekja e vazhdueshme e lajmeve është një formë e të ndjerit kontroll mbi ngjarjet, thotë Freeman, por kjo mund të përkeqësojë ankthin. Prandaj sigurohuni që të merrni informacionin dhe këshillat nga burimet më të mira, për tu siguruar gjithashtu që planet tuaja përshtaten me këshillat e ekspertëve.
Freeman këshillon krijimin e një plani për ta bërë më të lehtë menaxhimin e ankthit, në mënyrë që të dimë se çfarë të bëjmë. Nëse shqetësohemi për pak kohë kjo nuk përbën domosdoshmërisht një problem, pasi mund të na paralajmërojë për modifikimet që duhet të bëjmë, por edhe përqëndrimi i tepërt po ashtu nuk shërben për asgjë dhe nuk është as i shëndetshëm.
Kur shqetësohemi ne kemi tendencën të mendojmë në më të keqen, gjë e cila nuk sjell asnjë vlerë në masat që ndërmarrim. Është normale të kemi ndjesi shqetësuese, t’i pranojmë ato, por mos lejoni që t’ju vënë përfund.
Shkëputeni veten nga të mbimenduarit dhe mbishqetësuarit. Mundohuni të jeni sa më shumë dhe sa më gjatë të qetë, përqendrohuni në atë që po bëni dhe jo atë që po mendoni, dhe do të shikoni që shqetësimi nuk do të jetë më kaq konstant.