Kancelarja gjermane Angela Merkel dënoi sulmin terrorist të ndodhur të hënën në darkë në Vjenë.
Ajo tha se terrori islamik është armik i përbashkët i të gjitha shteteve.
“Lufta kundër këtyre vrasësve dhe atyre që i nxisin – është lufta jonë e përbashkët. Solidaritet me Austrinë.” shkroi zëdhënësi i Merkelit në Twitter.
Nga sulmi të hënë në darkë, 4 persona kanë humbur jetën ndërsa 15 të tjerë janë plagosur.
Policia ende nuk e di se sa persona kanë qënë pjesë e sulmit. Shefi i policisë së Vjenës tha se “për momentim jemi të sigurtë që ka qënë më shumë se një persona. Po hetojmë.”
Policia po ekzaminon 20 mijë video të xhiruara nga personat e rastësishëm.
Policia e vrau personin që nisi sulmin me armë, jashtë kishës Rupert. Ai mbante një pushkë, armë dhe municione.