Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një videokonferencë me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan diskutuan mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, rajonin dhe marrëdhëniet Turqi-BE, raportoi Reuters.
Të dy liderët diskutuan mbi përmirësimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe BE-së, përpara samitit të marsit.
Kërkimet e Turqisë për naftë dhe gaz në ujërat e Mesdheut lindor janë kundërshtuar nga vendet evropiane si Qipro dhe Greqia.
“Kancelarja mirëpriti sinjalet dhe zhvillimet pozitive në Mesdheun Lindor”, tha në një deklaratë për shtyp qeveria gjermane. “Ajo theksoi se tani është e rëndësishme të vazhdohej me dialogun”, vazhdon njoftimi për median.