
“Hapja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë duhet të ndodhë ketë vit dhe kapitujt e parë duhet të hapen”, i tha Kancelarja gjermane Merkel, eurodeputetëve të mërkurën pasdite, gjatë prezantimit të objektivave të presidencës gjermane të BE-së.
Për Merkel nisja e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën është një mesazh i rëndësishëm për angazhimin e BE-së në rajon.
Nëse të dyja vendet vazhdojnë të mbajnë reformat sikurse po ndodh tani, kapitujt e parë mund të hapen në nentor ose dhjetor.
Komisioni Evropian duhet të hartojë raporte të vazhdueshme për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu, Merkel tha se edhe Afrika, lufta kundër keqinformimit, emigracionit, Rusia dhe Kina janë prioritetet kryesore të presidencës së Gjermanisë.