Merkel i kërkon BE-së të zbatojë karantinën për udhëtimet nga Britania

Merkel i kërkon BE-së të zbatojë karantinën për udhëtimet nga Britania

Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon që vendet anëtare të BE-së të vendosin në karantinë të detyruar të gjithë udhëtarët nga Britania e Madhe.

Kërkesa lidhet me shqetësimet në rritje në lidhje me variantet Delta dhe Delta Plus të koronavirusit, të cilat kanë depërtuar në disa vende evropiane,  si Britania e Portugalia, duke sjell rritje të infektimeve ditore.

Aktualisht, Gjermania zbaton një karantinë të tillë në lidhje me hyrjet nga Britania.

“Në vendin tonë, nëse vini nga Britania e Madhe, duhet të futeni në karantinë – dhe ky nuk është rasti në çdo vend evropian dhe kjo është ajo që unë do të doja të shihja,” deklaroi Merkel gjatë një fjalimi në Bundestag të martën.

Masat për përmbajtjen e virusit kanë qënë në qendër të një takimi që Merkel zhvilloi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,

Merkel kritikoi Portugalinë që lejoi udhëtimet e pakontrolluara nga Britania dhe kërkoi një koordinim më të mirë mbi rregullat e udhëtimit mes vendeve të bllokut, sipas një raportimi të APF.

“Më vjen keq që nuk kemi arritur ende të kemi veprim plotësisht të njëtrajtshëm midis vendeve anëtare në udhëzimet e udhëtimit – që do të kthehet të na përndjekë”, citohet ajo në një deklaratë për mediat.

Von der Leyen u deklarua po ashtu “e shqetësuar” për përhapjen e varianteve Delta, pasi duket “vetëm çështje kohe” para se të bëhen dominant në Evropë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>