Kina nuk ka ofruar transparencë të plotë rreth mënyrës se shpërtheu dhe se si e vuri nën kontroll pandeminë e koronavirusit.
Kështu u shpreh të hënën kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila theksoi se nëse Kina do të mundësonte më shumë informacione do të ishte më mirë për të gjithë.
Udhëheqës të vendeve të ndryshme kanë vënë së fundmi në diskutim të dhënat e raportuara nga Kina rreth pandemisë, madje edhe pretendimin se virusi u zhvillua në një treg të gjësë së gjallë në Wuhan, të provincës së Hubeit.
Presidenti amerikan, Trump, akuzoi të dielën Kinën se e ka përhapur virusin qëllimisht. Presidenti francez Macron u pozicionua gjithashtu në radhët e skeptikëve duke u shprehur se “nuk dihet shumë se çfarë ka ndodhur në Kinë”.
Kina e deklaroi zyrtarisht virusin Covid-19 si epidemi në fund të dhjetorit 2019, ndërsa rreth 2 muaj më vonë shpërhapja në qindra mijëra njerëz anë botës e ktheu atë në pandemi.
Katër muaj më pas, janë rreth 2,5 milionë njerëz të infektuar dhe mbi 168 mijë të vdekur.