Merkel optimiste për numrin e vaksinave të COVID-19 në prill

Nga Exit News
Merkel optimiste për numrin e vaksinave të COVID-19 në prill

Kancelarja Angela Merkel u shpreh optimiste mbi numrin e vaksinave që do të marrë Gjermania në prill.

Sipas saj  Gjermania do të ketë vështirësi në përdorimin e të gjitha vaksinave COVID-19 që do të ketë në dispozicion.

Kështu deklaroi Merkel të premten në një intervistë me ZDF.

Gjermania ka zgjatur masat kufizuese deri në 7 mars.

Qeveria gjermane vendosi që shkollat do të hapen gradualisht dhe parukeritë do të hapen më 1 mars.

Qeveria planifikon të heqë masat e izolimi nëse raportohen 50 raste për 100,000 banorë.

Gjermania hyri në një karantinë të pjesshme në nëntor, duke mbyllur baret, restorantet dhe mjediset kulturore dhe sportive.

Në mes të dhjetorit, qeveria vendosi dhe mbylljen e shkollave e dyqaneve jo-thelbësore teksa në Europë nisi të shpërhapej dhe varianti britanik i Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>