Merkel planifikon të marrë në dorë vendimmarrjen mbi masat antiCovid

Nga Exit News
Merkel planifikon të marrë në dorë vendimmarrjen mbi masat antiCovid

Kancelarja gjermane Angela Merkel planifikon të marrë kontrollin e masave antiCovid nga shtetet federale gjermane.

Berlini po konsideron gjetjen e një rruge ligjore, përmes të cilës qeveria federale të lëshojë urdhëra, të cilat mund të zbatohen edhe nëse vlera e incidencës së infeksioneve të reja të jetë poshtë 100-ës.

Javën e ardhshme, qeveria federale, në marrëveshje me shtetet federale dhe Bundestag, planifikon të nisë një projektligj që parashikon një frenim të drejtpërdrejtë detyrues dhe gjithëpërfshirës për rrethet me një incidencë prej 100 ose më shumë” raporton Handelsblatt.

Zëdhënësja e qeverisë, Ulrike Demmer konfirmoi nismën, por nuk pranoi të jap detaje.

Mbi 12 milion gjerman janë vaksinuar me një dozë vaksine, ndërsa 4.8 milion të tjerë janë vaksinuar plotësisht.

Ritmi i vaksinimit javën e fundit është përshpejtuar, duke arritur një rekord të ri të enjten, me administrimin e 719,927 dozave, ndërkohë që mësatarja ditore e dozave të aplikuara më parë nuk i kalonte 370,000 doza.

Kjo u bë e mundur nga pjesëmarrja e mjekëve të përgjithshëm, të cilët kanë shtuar vaksinimet në qendrat e vaksinimit.

Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn (CDU) paralajmëroi të premten se “masa të qëndrueshme dhe sa më uniforme të ishte e mundur” ishin të nevojshme.

Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur sistemin tonë shëndetësor nga mbingarkesa,” shtoi ai.

Instituti Robert Koch (RKI) raportoi 25,464 infeksione të reja brenda 24 orëve të premten, 3576 më shumë se një javë më parë.

Incidenca shtatë ditore u rrit në 110.4 nga 105.7 një ditë më parë. Situata në spitale tashmë është kërcënuese, numri i pacientëve me kujdes intensiv po rritet gjithashtu në grupmoshat më të reja, paralajmëroi Presidenti i RKI, Lothar Wieler.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>