Merkel po kërkon kufizime të tjera ndja Covid-19, situata në Gjermani e rënduar

Nga Exit News
Merkel po kërkon kufizime të tjera ndja Covid-19, situata në Gjermani e rënduar

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka kërkuar masa të reja për Covid-19 në Gjermani.

Situata në Gjermani paraqitet shumë serioze, tha Merkel.

Ajo u bëri thirrje ligjvënësve që t’i aprovojnë fuqi të reja që i lejojnë të vendosë në zbatim izolime dhe shtetrrethime me orar në zona me nivele të larta infeksioni.

Merkel pretendoi se shumica e qytetarëve janë në favor të kufizimeve më strikte.

“Vala e tretë e pandemisë po mban vendin tonë lidhur pas saj. Punonjësit në njësitë e terapive intensive po dërgojnë telefonata ankthi të njëpasnjëshme. Kush jemi ne të injorojmë thirrjet e tyre?”, tha Merkel.

Qeveria gjermane i kërkoi parlamentit që “të ndryshojë aktin për mbrojtjen nga infeksioni që të mundësojë ashpërsimin e kufizimeve dhe në rastet kur liderët rajonali i kundërshtojnë ato”. Në këtë mënyrë ajo shpreson që të lehtësojë presionin në qendrat e terapisë intensive.

“Çdo ditë ku ne mund të aplikojnë frenimin emergjent është një ditë e fituar. Kërkoj mbështetjen tuaj për të mbështetur këtë ligj për të ndaluar valën e tretë”, tha ajo.

Masat e reja dhe vendosja e shtetrrethimeve janë pritur me kritika të forta.

Sipas sondazheve Unioni Kristiandemokrat do të pësojë rezultatin më të keq në histori në zgjedhjet kombëtare të shtatorit. Ndërsa opozita ekstremiste po e përdor këtë moment për të sulmuar qeverinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>