Merkel viziton Beogradin

Nga Exit News
Merkel viziton Beogradin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë të hënën Beogradin, për të diskutuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç marrëdhëniet dypalëshme me Serbinë, çështjet rajonale si dhe procesin e integrimit në Bashkimit Europian.

Vuçiç e ka konsideruar vizitën e Merkelit “nder të madh për Serbinë dhe mundësi për ta falënderuar për gjithçka që ka bërë për Serbinë dhe rajonin gjatë një mandati të gjatë dhe të suksesshëm në zyrë”.

Presidenti serb e ka vlerësuar Procesin e Berlinit të ndërmarrë nga Merkel se “ka krijuar atmosferë më ndryshe dhe mundësi të reja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, duke e bërë rajonin më paqësor dhe më stabil”.

Një javë më parë Vuçiç u takua me ambasadorin gjerman në Beograd, Thomas Schieb, i cili deklaroi se vizita e Merkelit në Ballkan është sinjal se rajoni është prioritet në axhendën e Berlinit.

Pas Beogradit, Merkel do të vizitojë Tiranën më 14 shtator ku do të takojë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosovës, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Qeveria gjermane ka thënë se bisedimet do të fokusohen në bashkëpunim rajonal.

Gjatë kohës së saj në Tiranë, kancelarja ka planifikuar edhe bisedime dypalëshe me kryeministrin Rama dhe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>