Kampi më i madh i refugjatëve i Morias të Greqisë është përfshirë nga zjarret, ndërsa mbi 13 mijë refugjatë janë evakuuar. Kampi ndodhet në ishullin Lesvos, në kufi me Turqinë. Ishulli ka shpallur gjendjen e emergjencës.
Nuk dihen ende shkaqet e nisjes së zjarrit, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë viktimë të raportuar.
Kampi ishte vendosur nën karantinë pasi një ditë më parë u zbuluan 35 të infektuar me Covid-19.
Kjo nuk është hera e parë që kampi merr flakë, por kësaj radhe vetëm shumë pak tenda kanë shpëtuar.
Ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me refugjatët e evakuuar, ndërsa shumë prej tyre në panik e sipër janë larguar në drejtime të paditura. Kjo më pas ka shkaktuar panik dhe tek banorët e zonave përreth, të cilët kanë frikë nga përhapja e koronavirusit.