Mes akuzave për korrupsion, Netanyahut i jepet mundësia për të formuar qeverinë

Nga Exit News
Mes akuzave për korrupsion, Netanyahut i jepet mundësia për të formuar qeverinë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u nominua të martën nga Presidenti i vendit për të formuar qeverinë, pas zgjedhjeve të fundit.

Presidenti Reuven Rivlin, gjithsesi, dyshon se është e mundur që të krijohet një koalicion të shumicës, raporton The Guardian.

Kam dal në një vendim bazuar në numrin e rekomandimeve (nga ligjvënësit), i cili tregon se Benjamin Netanyahu ka një shans pak më të lartë për të formuar një qeveri,” tha Reuven Rivlin.

Netanyahu u mbështet nga 52 prej 120 ligjvënësëve të zgjedhur në parlamentin e Izraelit, Knesset.

Lideri i opozitës, Yair Lapid, fitoi 45 vota, ndërsa nacionalisti i djathtë, Naftali Bennett siguroi 7 vota nga partia e tij Yamina.

Pati 16 abstenime.

Rezultatet e konsultimeve, të cilat ishin të hapura për të gjithë, më bëjnë të besoj se asnjë kandidat nuk ka një shans real për të formuar një qeveri që do të ketë besimin e Knesset,” tha Rivlin.

Në fakt, nëse ligji do të më lejonte, do t’ua ktheja vendimin përfaqësuesve të popullit,” shtoi ai.

Rivlin iu referua drejtpërdrejt mosbesimit të izraelitëve mbi Netanyahun, i cili po gjykohet për akuza korrupsioni.

Netanyahu do të ketë të paktën 28 ​​ditë për të arritur një marrëveshje koalicioni, ndërkohë që parlamenti izraelit është shumë i fraksionuar.

Ai është kryeministri më i gjatë në detyrë i Izraelit, pasi ka qëndruar 12 vjet rresht në detyrë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>