Numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri e kalon mesataren e Bashkimit Europian.
Kështu deklaron përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bettina Menne në një intervistë televizive.
Ajo e quan shqetësuese rritjen e numrave të të infektuarve prej mesit të muajit qershor. Numri it ë infektuarve në Shqipëri është 60 për 100,000 banorë në dy javët e fundit dhe kjo është shumë më e lartë se mesatarja e BE-së, thekson Menne.
Problemin Menne e identifikon tek moshat e reja dhe pakujdesia e tyre, që po sjell përhapje të virusit.
Përqindja e vdekshmërisë nga Covid-19 në Shqipëri është 3.1 dhe shpreh totalin e viktimave mbi totalin e rasteve të infektuar.