Koronavirusi i ka marrë jetën mësuesit Spiro Panariti, nga Elbasani.
Mësuesi 55-vjeçar ishte i intubuar prej disa ditësh por nuk mundi t’i mbijetojë dot virusit.
Për ndarjen nga jeta të mësuesit ka reaguar edhe drejtoresha e DAR, Anila Çota e cila shkruan se kontributi i tij do t’i mungojë nxënësve, kolegëve dhe gjithë komunitetit.
Spiro Panariti prej 20 vitesh punonte si mësues i Edukimit Figurativ në shkollën “Luigj Gurakuqi”, në Elbasan.