Mësuesit në Mbretërinë e Bashkuar do të regjistrojnë 10 mijë mësime në korrik, dhe qeveria po përgatitet të japë 4,3 milionë paund për të ngritur strukturën e mësimit online për vitin e ri akademik.
Pavarësisht se Kryeministri britanik Johnson lajmëroi Parlamentin se shkolla fillore dhe e mesme do të nisë në shtator 2020, mësuesit shprehen se është e pamundur të nisë shkolla me kapacitet të plotë duke respektuar rregullat e distancimit social.
Tani, sipas The Guardian, Akademia Kombëtare e Arsimit po financon shkollën online, dhe ka rekrutuar 300 mësuesë për të krijuar një bankë të madhe me mësime të regjistruara, të cilat mbulojnë të gjithë kurikulumin e shkollave fillore dhe të mesme.
Ky do të shërbej si një plan rezervë në rast se shkollat nuk do të hapen si shkak i rritej së numrave të të infektuarve.
Gjatë periudhës së mbylljes së shkollave mësuesit arritën të regjistronin 200 mësime çdo javë, dhe 14 milionë leksione për 4 milionë nxënës.