
Presidenti Ilir Meta ka akuzuar sot (2 tetor) pushtetin vendor se po përdor taksat e qytetarëve për të “shtuar fondin e pagave për fushatë partie”.
Ai bëri thirrje për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve nga pushteti vendor:
“Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqendrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës”.
Gjithashtu, ai kritikoi edhe reformën administrative duke thënë se “u keqpërdor për të perqëndruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve”.