Presidenti Meta akuzoi në mënyrë indirekte ndërkombëtarët se me deklaratat e tyre po i bëjnë shërbime propagandistike qeverisë Rama.
Në një konferencë për shtyp të hënën, Meta u shpreh:
“Ndonjë mik ndërkombëtar mendon se ne jemi fiset zulu dhe për të shtyrë kjo qeveri në këtë mënyrë është punë e tij të bëj shërbime propagandistike.
Presidenti i di kushtet e Kopenhagenit, dhe këto nuk i shkel as Gjermania dhe as vendet më të rëndësishme evropiane”, ju përgjigj Meta, në konferencën për shtyp, deklaratave të eurokomisionerit Varhelyi dhe ambasadorit Soreca për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit.
Ai tha se kriza politike në vend është një “krizë artificiale e sponsorizuar nga jashtë dhe brenda nga qarqe antishqiptare”.