Presidenti Ilir Meta deklaroi se në sistemin e drejtësisë ka “kriminelë të veshur me uniformë”. Ndaj në një postim në Facebook, Meta i bëri thirrje atyre të “zbatojnë ligjin, qëndrojnë larg ndikimeve politike”.
“Mos u bëni palë dhe ruani integritetin e detyrës. Përmbushni detyrën pa asnjë vonesë dhe mos e detyroni Popullin t’ju arrestojë në flagrancë përmes ligjit, që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar”, shkroi Meta.
Ai u shpreh se “është gjithmonë gati për të marrë përgjegjësinë për çdo Dekret në mbrojtje të Zgjedhjeve, Demokracisë dhe Popullit nga dhuna e oligarkisë”.