Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje kryetarëve të partive të mos intimidojnë votuesit.
Gjatë një takimi të enjten me përfaqësues të shoqërisë civile, Meta tha se vota e çdo votuesi do të numërohet.
“Do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe jo parimi stalinist, që s’ka rëndësi kush voton, por numërojmë ne. Kjo punë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Partitë të paraqesin alternativat e tyre dhe jo të intimidojnë votuesit, se kjo është e papranueshme.”
Meta shtoi se qytetarët duhet të edukohen për rëndësinë që ka e drejta e votës.