
Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë më 25 prill.
“Ju ftoj të gjithëve, që sipas bindjeve tuaja të merrni pjesë aktive, të mos lejoni cenimin e të drejtës suaj nga askush për të votuar të lirë dhe me dinjitet”, u shpreh Meta gjatë dekorimit të artistëve të Krujës, të hënën.
Meta vlerësoi me titullin “Mjeshtër i Madh”: Grupin karakteristik të “Pleqve të Krujës” dhe drejtuesin e grupit Mehmet Nallbani, dhe, Bujar Bardhin dhe Dragush Gegën për kontributin në turizmin kulinar të Krujës.