
“Asnjëherë nuk kam pritur verdiktin e Venecias për aktet që kam kryer sepse kam respektuar Kushtetutën e Shqipërisë. Nuk pres përfundimet e Venecias, shpresoj Venecia të ruaj integritetin e saj”.
Kështu ju përgjigj presidenti Ilir Meta pyetjes mbi vendimin e Komisionit të Venecias për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me 20 qershor.
Komisioni më 29 maj lëshoi një draft opinion kritik Ppër emërimin e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, rezultat i dy kërkesave të veçanta, një nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe një nga Presidenti Ilir Meta.
Në draft i jepet plotësisht të drejtë Presidentit Meta në këtë përplasje, por kritikon edhe zbatimin e deri tanishëm të Reformës në Drejtësi dhe në veçanti veprimet e KED-it.