Presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk ka aspak interes për draftin e parlamentit për të kufizuar kompetencat e tij.
Në një deklaratë për mediat nga Bylisi, Meta u shpreh se ky parlament është antikushtetues dhe se ai po përgatitet për referendumin në 25 prill.
“Kam zero interes për çdo draft dhe përpjekje puçiste. Ju e dini që ky është një Parlament jo kushtetues, është një Parlament që kudo ku dal, qytetarët më kërkojnë shpërndarjen e tij të menjëhershëm Kështu që për mua ka vetëm një interes tani, është 25 prilli, është populli i Shqipërisë. Unë kam nisur nisur marshimin tim si President i Shqipërisë, drejt referendumit të 25 prillit”
Shumica socialiste njoftoi të premten se ka përfunduar drafti për ligjin e ri të presidentit, I cili pritet të diskutohet në komisione.
Për të lexuar më shumë për projektligjin klikoni këtu.