Meta: Aspak interes për draftligjet e një parlamenti antikushtetues

Nga Exit News
Meta: Aspak interes për draftligjet e një parlamenti antikushtetues

Presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk ka aspak interes për draftin e parlamentit për të kufizuar kompetencat e tij.

Në një deklaratë për mediat nga Bylisi, Meta u shpreh se ky parlament është antikushtetues dhe se ai po përgatitet për referendumin në 25 prill.

Kam zero interes për çdo draft dhe përpjekje puçiste. Ju e dini që ky është një Parlament jo kushtetues, është një Parlament që kudo ku dal, qytetarët më kërkojnë shpërndarjen e tij të menjëhershëm Kështu që për mua ka vetëm një interes tani,  është 25 prilli, është populli i Shqipërisë. Unë kam nisur nisur marshimin tim si President i Shqipërisë, drejt referendumit të 25 prillit”

Shumica socialiste njoftoi të premten se ka përfunduar drafti për ligjin e ri të presidentit, I cili pritet të diskutohet në komisione.

Për të lexuar më shumë për projektligjin klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>