Presidenti Ilir Meta deklaroi se kryebashkiaku i Fierit “do shkojë në burg për shkelje shumë të rënda që ka bërë, jo thjesht për këto shkelje të Kodit Zgjedhor”.
Ai i bëri thirrje kandidates për deputete të LSi-së Mehmetaj të mos merret më me banderolën e LSI-së:
“Ky është një incident i turpshëm dhe banal, por edhe një provokim Kejdi, […] këtë duhet ta kuptosh qartë dhe nuk është kjo beteja juaj për të mbrojtur banderolat e LSI”.
Meta i kërkoi Mehmetajt të bisedojë me drejtuesin e qarkut të PS-së në Fier, Gramoz Ruçi për heqjen e banderolës:
“Kejdi më bëj një nder, i thuaj z. Ruci, që jo vetëm i hoqën ato banderola, na ka thënë Presidenti që t’i japin edhe ca postera kryerilindasit”.