Meta: Dekoroj të gjithë figurat që kanë lënë gjurmë në histori

Nga Exit News
Meta: Dekoroj të gjithë figurat që kanë lënë gjurmë në histori

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ai ka dekoruar të gjithë figurat që kanë lënë një gjurmë në historinë e vendit.

Në një status në Facebook, Meta iu përgjigj akuzave të analistit Agron Gjekmarkaj se Meta dekoron vetëm figurat e majta.

Ai shprehet se është kujdesur të jetë gjithmonë mbi dallimet politike dhe ngjyrimet individuale të çdo atdhetari dhe të vlerësojë kontributin e tyre ndaj Kombit dhe popullit.

Meta shkruan se:

“Vlerësimet e Presidentit të Republikës, do të udhëhiqen vetëm nga qëllimi për të forcuar ndjenjat kombëtare, atdhedashurinë dhe edukimin patriotik të gjeneratave të reja.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>