
Presidenti Ilir Meta dekoroi ambasadoren e Francës në Tiranë zonjën Christina Vasak, me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, ditën e martë, më22 shtator.
Diplomatja franceze u vlerësua për “kontributin e rëndësishëm diplomatik, në forcimin e marrëdhënieve” mes Shqipërisë dhe Francës.
Në ceremoninë e dekorimit morrën pjesë ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, Avokati i Popullit, përfaqësues të të gjitha forcave politike dhe shoqërisë civile, artistë e intelektualë të shquar.