Meta dekoron Kolonelin veteran Myfit Guxholli për kontributin në LANÇ

Nga Exit News
Meta dekoron Kolonelin veteran Myfit Guxholli për kontributin në LANÇ

Presidenti Ilir Meta dekoroi sot Kolonelit veteran Myfit Guxholli me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’, për kontributin e veçantë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, dhe për kontributin në krijimin dhe konsolidimin e artit të luftës e shkencës topografike ushtarake shqiptare.

Duke shpërndarë në Facebook, foto nga ceremonia e dekorimit, presidenti shkruan:

“Si përfaqësues i një brezi të lavdishëm idealistësh që në momentet më të vështira dhe të errëta për vendin u bashkuan me armë në dorë për çlirimin e Atdheut, Kolonel Guxholli dhe familja e Tij luftuan përkrah Heroit të Popullit Reshit Çollaku me çetën partizane të Mokrës, duke shkëlqyer me heroizmin e tyre, që na bën krenarë dhe frymëzon brezat e rinj me ndjenjat më të larta të atdhedashurisë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>